Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi tregon si është gjendja e ushtarëve të lënduar në Gramsh: Shumë shpejt do të kemi rezultatet e hetimit


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka publikuar disa foto nga vizita e tij në QSUT ku u njoh nga afër me gjendjen e dy rojeve ushtarake të objektit të Uzinës Ushtarake të Çekinit në Gramsh, që mbetën të lënduar mbrëmjen e kaluar pas një përballjeje me dy shtetas rusë dhe një ukrainas të cilët dyshohen për spiunazh.

Peleshi tha se dy ushtarët e sulmuar dje Aldo Bici dhe Ardian Caka janë në gjendje të mirë dhe sipas tij shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë.

“Dy ushtarakët e lënduar një ditë më parë në incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake të Gramshit janë në gjendje të mirë dhe pritet që sot të lënë spitalin. I vizitova ata dhe u shpreha falenderimin tim dhe të qeverisë për reagimin e shpejtë dhe zbatimin pikë për pikë të ligjit ushtarak.

Të gjitha institucionet që nga Agjencia së Sigurisë dhe Inteligjencës së Mbrojtjes, Policia Ushtarake, Antiterrori, SHISH, Policia e Shtetit, prokuroria po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë.”– shkruan Peleshi.