Vendosni fjalën kyçe....

Azilkërkuesit shqiptarë po zhduken nga kampet në Britani, policia thotë se po rekrutohen në fermat e kanabisit


Policia në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një operacion për të hetuar rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë që po zhduken gjatë qëndrimit në hotele.

Siç raporton “The Times”, operacioni i koduar “Rosewood”, i cili drejtohet nga policia e West Yorkshire, po heton se si grupet e krimit të organizuar, veçanërisht në veri, po synojnë azilkërkuesi shqiptarë dhe vietnamezë për t’i shfrytëzuar për punët e tyre.

Policia britanike kërkon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të hartojë programe mbrojtëse kur të gjenden të zhdukurit.

Organizatat bamirëse thanë se si azilkërkuesit shqiptarë ashtu edhe ata vietnamezë janë veçanërisht vulnerabël ndaj trafikantëve që ofrojnë punë në Mbretërinë e Bashkuar në fermat e kanabisit. Gratë vietnameze janë në shënjestër për punë të papaguar në dyqanet e thonjve.

Mediet britanike thonë se më shumë se 35 mijë azilkërkues jetojnë në hotele, duke u kushtuar taksapaguesve britanikë të paktën 4 milionë paund në ditë, teksa një numër rekord refugjatësh vazhdojnë të kalojnë Kanalin Anglez për të hyrë në Britaninë e Madhe. Kryesisht shqiptarë.