Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një bujtinë në Theth (VIDEO)


Pasditen e sotme një bujtine në fshatin turistik të Thethit është përfshirë nga flakët. Siç shihet edhe nga pamjet,

Një bujtinë në Theth është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri ka përfshirë papafingon e bujtinës 3 katëshe, e cila përdoret për turistët.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme në bujtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve por ende nuk dihet asgjë për shkaqet e zjarrit.