Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama me pasaportat e arta do sjellë bosët e krimit në Shqipëri, rrezikon të bllokojë procesin e integrimit


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët komentoi projektin e qeverisë shqiptare për “pasaportat e arta”.

Berisha tha dhënia e pasaportës në këmbim të parave është një kanal i zi për trafikantët e rajonit dhe botës për të sjellë paratë në kullat që po shkatërrojnë Tiranën.

Është thjeshte një thirrje narkotrafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, bashkohuni në Shqipëri. Është mekanizmi i fundit të shtrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit rajonale botëror.

Pasaporta e artë në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri për të thithur investime të huaja, kurse në narkoshtetin e parë dhe të vetëm si Shqipëria, është një kanal i zi për të narkoeurot e trafikantëve të pashpirt të rajonit e botës, është kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat korruptive po shkatërron sot Tiranën”-deklaroi Berisha.

Më tej Berisha paralajmëroi se ky projekt rrezikon procesin e integrimit në BE, duke përmendur edhe qëndrimin kundër të Komisionit Evropian kundër praktikave të “pasaportave të arta”.

“Rama po e shndërron procesin e goditjes së shtetit, të dhënies me koncesion të shtetësisë, dhe pasaportën e artë, Rama e shndërron Shqipërinë në një vend të rrezikshëm, për shkak të terroristëve dhe kriminelëve që mund të mblidhen në këtë vend, për rajonin dhe botën Me këtë rast përshëndet qëndrimin e Komisionit Evropian që është shprehur kundër këtyre praktikave. Dënoj me ashpërsi të madhe pasaportën e artë të Ramës si një thirrje për trafikantët dhe kriminalët nga mbarë bota. “paguani që të mblidheni në Shqipëri”, paralajmëroi Rama. Këto praktika kanë qëllim të dytë, bllokomin e procesit drejt BE. E paralajmëroj në mënyrë serioze dhe paralajmëroj çdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike s’do të njihet nga opozita shqiptare ndaj mos bjer pre e një skeme të madhe mashtrimi.”, tha ai.