Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja e Finlandës filmohet duke kërcyer e shfrenuar, opozita i kërkon të bëjë testin e drogës (VIDEOJA VIRALE)


Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, po përballet me kritika pas një video virale të publikuar në rrjetet sociale.

Në këto pamje, ajo dhe miqtë e saj, shihen duke kërcyer dhe kënduar, pijnë alkool, madje disa kanë ngritur dyshime se ka patur edhe drogë në këtë festë. Kjo sjellje nuk u ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë konsideruar aspak të hijshme për postin që ajo mban.

Marin është kritikuar ashpër në veçanti nga një lider i opozitës, që i ka kërkuar të bëjë një test droge.

Por siç shkruan BBC, kryeministrja 36-vjeçare mohoi të kishte konsumuar drogë, duke thënë se ajo pinte vetëm alkool dhe thjesht festonte “në një mënyrë të zhurmshme”.

Mediat vendase nuk e kanë konfirmuar dot kohën dhe vendin ku është regjistruar videoja.

“Duket sikur video është realizuar në një apartament privat. Gazeta Iltalehti nuk mundi të kontaktonte kryeministren ose stafin e saj të mërkurën në mbrëmje për të komentuar videot.”– shkruan një media vendase.

Pas gjithë kritikave të marra, Marin ka reaguar të enjten duke thënë se e dinte se po filmohej, por ishte e mërzitur që videoja ishte bërë publike.

“Kam kërcyer, kënduar dhe festuar – gjëra krejtësisht të ligjshme. Dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë ku kam parë të tjerë duke përdorur drogë.”– shtoi ajo.

Udhëheqësja e partisë opozitare, Riikka Purra, i bëri thirrje zonjës Marin të bënte një test vullnetar të drogës, duke thënë se kishte një “hije dyshimi” mbi kryeministren.

Por duke u mbrojtur, kryeministrja u tha gazetarëve: “Unë kam një jetë familjare, kam një jetë pune dhe kam kohë të lirë për të kaluar me miqtë e mi. Pothuajse njësoj si shumë njerëz të moshës sime.”

Ajo shtoi se nuk ndjente të nevojshme të ndryshonte sjelljen e saj. “Do të jem saktësisht i njëjti person siç kam qenë deri më tani dhe shpresoj se do të pranohet.”- tha ajo.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e përshkruan atë si të paaftë dhe të papërgjegjshme. Të tjerët, megjithatë, mbronin të drejtën e Marin për të festuar.

Një deputete e lartë socialdemokrate, Antti Lindtman, tha se ajo kishte “shumë simpati dhe mbështetje”. Kishte “vallëzim në një ngjarje private”, tha ai. “Nuk shoh asgjë për të shkruar rreth privatësisë.”

Videon në fjalë e ka komentuar edhe Pekka Isotalus, profesor i komunikimit në Universitetin e Tampere, Finlandë.

Me siguri shumë qytetarë janë habitur pasi kanë parë këtë video.

Sigurisht, kjo mund të kthehet kundër Sanna Marin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga ana tjetër, mund të kthehet edhe në favor të saj. Unë mendoj se kjo shkon në të dyja drejtimet. Të tjerët nuk e miratojnë akoma më shumë dhe të tjerët janë edhe më të përkushtuar ndaj saj”.

Isotalus thotë se Marin vazhdon të zgjasë rolin e kryeministrit me një video të sapo publikuar. Këtë herë cenimi i rolit tradicional të politikanit është më i dukshëm se më parë.

Reagimet publike tregojnë se Marin kujdeset pak për formalitetet e rolit të saj, por përpiqet të veprojë në të njëjtën mënyrë si qytetarët në përgjithësi.

Skandalet e mëparshme kanë lënë gjurmë të vogla, të cilat vështirë se e kanë dëmtuar publicitetin pozitiv mediatik të Marin, thotë Isotalus.

Besoj se publiciteti pozitiv mediatik ndërkombëtar do ta inkurajojë edhe Marinin të thyejë edhe më shumë pritshmëritë“-tha Profesori, citohet nga Iltalehti.