Vendosni fjalën kyçe....

PD shtatë pyetje SPAK-ut për inceneratorin e Fierit: Pse s’ndërpritet kontrata me kompaninë e Klodian Zotos?


PD-ja i ka drejtuar disa pyetje SPAK-ut lidhur me inceneratorin e Fierit.

Në një deklaratë nga Fieri deputeti i këtij qarku Luan Baçi tha se ndërkohë që kompanisë koncesionare të Klodian Zotos i janë dhënë 30 milionë euro nga Ministria e Mjedisit për inceneratorin e Fierit, vetëm 12% e shumës është investuar.

Baçi tha gjithashtu se SPAK nuk ka ende asnjë përgjigje pse nuk është ndërprerë kontrata me kompaninë koncesionare dhe ku janë 88% e lekëve që nuk janë investuar. Ai paralajmëroi se përgjegjësit e kësaj megaafere do japin shpejt llogari.

“Inceneratori i Fierit, një kontratë koncesionare është lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë Integrated Technology Waste Managment, vlera e së cilës është 30 milionë euro. PD-ja, opozita dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile e kanë denoncuar pa ndërprerje atë koncesion që tashmë është kthyer në një megaferë.

Thuajse gjashtë vjet më vonë, ende ka shumë pyetje po nuk ka asnjë dilemë. Pronarët e inceneratorëve janë në kërkim ndërkohë që produktet e veprës penale nuk po bllokohen. Përgjigjet duhen kërkuar te mëkati apo korrupsioni fillestar.

Që me firmosjen e kontratës mes Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zotos, shumë gjëra mbajnë erë. Kompanitë e djegies që u krijuan për të zhdukur erën e keqe nga qytetet bënë të kundërtën, e shtuan më tepër atë duke shtuar bashkë me erën edhe kostot të cilat llogariten në kufijtë e 500 milionë eurove. Sot si ëdo ditë kemi këto pyetje të thjeshta për SPAK-un.

Pse nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave për 30 milionë eurot e inceneratorit të Fierit?

Pse kjo kontratë 30 milionë euro nuk është botuar fare në Fletoren Zyrtare?

Pse u ndërtua në një vend tjetër inceneratori, jashtë nga 10 vendndodhjet që përcaktoi Bashkia e Fierit?

Pse janë dhënë 25 milionë euro dhe nuk janë investuar as 12% e tyre?

A mund të na thoni se ëfarë kanë ndodhur me 88% të këtyre parave?

Për pak ditë vjen muaji shtator. A do fillojë punë ky incenerator?

Pse nuk ndërpritet kontrata dhe të dërgohen për ndjekje penale përgjegjësit e kësaj afere?

Këto janë pyetjet për sot. Secili besoj i formulon vetë përgjigjet por deveja nuk futet në thes. Thesi nuk bëhet dot llogari në offshore dhe sa do të vonojë koha një ditë hajdutët që e varin xhaketën te firmat e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij do japin llogari.” – tha Baçi.