Vendosni fjalën kyçe....

Momentet dramatike kur një vogëlushe nxirret e gjallë nga rrënojat e Bejrutit pas 24 orësh (VIDEO)


Ky është momenti dramatik, kur ekipet e shpëtimit arrijnë të gjejnë të gjallë një vajzë në Bejrut, pasi kishte kaluar 24 orë nën rrënoja.

Daily Mail shkruan se ekipet e kërkim-shpëtimit kishin kaluar orë të tëra duke kërkuar të zhdukurit në kryeqytetin libanez.

Nga drita e pishtarit, grupi i ekip-shpëtimit shihet duke provuar të zhvendosë rrënojat nga vajza dhe bëjnë të pamundurën për ta nxjerrë atë nga aty.

Të paktën 135 njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit që ndodhi pasditen e të martës, megjithëse kjo shifër pritet të rritet, dhe reth 5,000 janë plagosur.

Të afërmit e dëshpëruar janë futur duke pastruar rrënojat për të gjetur të humburit.

Ndërkohë, qytetarë të tjerë të dëshpëruar kanë filluar kërkimet për të dashurit e tyre në internet dhe në spitale, pasi dhjetëra janë raportuar të zhdukur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *