Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për dhënien e lejeve të ndërtimit ndaj ish-kryetarit të komunës Rrashbull, sekuestrohet pallat në Shkëmbin e Kavajës


Një pallat 9-katësh është sekuestruar në Durrës pas hetimeve për ish-kryetarin e Komunës Rrashbull.

Hetimet për “shpërdorim detyre” për shtetasin H.G pr verifikimin e lejeve të ndërtimit çuan në ekzekutimin e vendimit të gjykatës për sekuestron e një pallati 9 katësh me administrator shtetasin J.A banues në Durrës.

Vlera e objektit të sekuestruar kap shifrën e 1.5 milionë eurove, ndërkohë punimet në të janë pezulluar nga IKMT-ja.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit H. G., ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia, veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt.

Me urdhër të prokurorit të Prokuroisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *