Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit në Greqi lënë 8-vjeçaren brenda në makinë, ajo humb jetën nga nxehtësia


Një vajzë 8-vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Greqi, pasi prindërit e kishin harruar apo lënë brenda makinës së parkuar në diell.

Gazeta Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes në një lagje rome në Halandri, teksa një vajzë 8-vjeçare është gjetur e braktisur dhe pa ndjenja në një makinë nga një kalimtar i rastit.

Kalimtari lajmëroi autoritetet dhe vajza u dërgua në spital, ku u konstatua e vdekur.

Sipas të dhënave, 8-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e të nxehtit.

Prindërit e saj, një 27-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja u fut në automjet dhe për sa orë ajo u la aty.