Vendosni fjalën kyçe....

Aleks Soros i uron ditëlindjen të atit: Gëzuar 92 vjetorin: Më i madhi i të gjitha kohërave


Spekulanti dhe miliarderi Xhorxh Soros feston sot 92 vjet.

Djali i tij Aleksandër Soros i ka uruar ditëlindjen të atit me një foto duke e quajtur atë më të madhin e të gjitha kohërave.

“Gëzuar 92-vjetorin për më të madhin e të gjitha kohërave”-shkruan Aleks Soros.

Xhorxh Soros lindi në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. U largua prej Hungarisë në vitin 1947 për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës.