Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i rrëzon Bardhit kërkesën për mocion për debat për emisionin e RAI 3


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka rrëzuar kërkesën e Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë.

Socialistët nuk kanë pranuar që agjenda e tyre kryesore për të miratuar dy komisione parlamentare për “Dezinformimin” dhe “Anti-korrupsionin” të interferohen nga kërkesa e opozitës për të diskutuar emisionin në televizionin italian.

Ndërkohë jashtë Kuvendit, “Rithemelimi” ka nisur protestën e cila u thirr pas emisionin të RAI 3 që e quajti Shqipërinë “narko-shtet”.