Vendosni fjalën kyçe....

Nancy Pelosi pas bastisjes së rezidencës së Trump nga FBI-ja: Askush nuk është mbi ligjin


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka reaguar ndaj bastisjes së FBI-së në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Trump në Florida të martën.

Pelosi thotë se nuk ka ndonjë informacion të brendshëm, por pret që autoritetet duhet të kenë pasur ‘justifikim’ për bastisjen.

FBI-ja ekzekutoi një urdhër kontrolli në resortin e Trump të hënën, duke kërkuar dokumente që ish-presidenti kishte marrë nga Shtëpia e Bardhë gjatë largimit nga detyra në vitin 2021.

“Gjithçka që di për këtë është ajo që është në domenin publik. U habita me lajmin mbrëmjen e kaluar, kështu që nuk kam shumë për të thënë, përveç se për të pasur një kontroll të tillë, duhet një urdhër. Për të pasur një urdhër, duhet një justifikim. Dhe kjo thotë se askush nuk është mbi ligjin, madje as një president apo një ish-president i Shteteve të Bashkuara.” – tha Pelosi për ‘Morning Joe’ të MSNBC.

“Por e gjithë kjo duhet të na bëhet e ditur me kalimin e kohës. Unë nuk kam njohuri për këtë. E di që ka pasur disa dyshime. Le të shohim cili ishte arsyetimi për bastisjen. Thjesht nuk e di.” – shtoi ajo.