Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Maliq, policia jep detajet e para: Viktima ndërroi jetë në spital, autori i dyshuar ndodhet i plagosur


Policia lokale ka dhënë detajet e para për ngjarjen e ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit mbrëmjen e sotme ku nga një sherr me thika ka ndërruar jetë një person dhe është plagosur një tjetër.

Shtetasi Nesti Sotir ka humbur jetën pasi mbërriti në spitalin e Korçës nga plagët e marra nga mjeti prerës ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes Velo Hazisllari ndodhet i plagosur në spital.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.