Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta e dytë pas vdekjes së 7-vjeçares, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Brendshme


Nis protesta e dytë pas vrasjes së 7-vjeçares nga gomonia që drejtohej nga efektivi i policisë në Himarë.

Protestuesit kanë kërkuar shkarkimin e Ministrave Çuçi e Kumbaro si dhe drejtuesit të Policisë Gledis Nano.

Qytetarët janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme ashtu si dhe herën e kaluar.

Edhe këtë herë opozita ka mbështetur protestën duke bërë thirrje për pjesëmarrje në të.