Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO-Momenti kur zjarri përpin shtëpitë në Fushë Grudë në Malësi të Madhe


Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka djegur rreth 35 shtëpi në Fushë Grudë në Malësi të Madhe.

Fatmirësisht në shtëpitë e djegura nuk ka pasur asnjë banor.

Janë rreth 35 banesa të pabanueshme që janë djegur, ndërkohë që 5 banesat ku jetojnë banorët janë arritur të shpëtohen.

‘70 forca nga komuniteti dhe dy zjarrfikëse nga Kopliku’, tha Nënprefekti Hysen Hysaj që ndodhet atje, kanë arritur të shpëtojnë vetëm banesat e banueshme.

Situata pas dy ore luftë me flakët është përmirësuar, por dëmet janë katastrofike: 80% e banesave janë djegur plotësisht, ndërkohë që nuk ka dëme në njerëz.