Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja ruse shpallet “person i padëshirueshëm” në Kosovë


Gazetarja ruse, Daria Asmalova e akuzuar për spiunazh është shpallur “non grata” nga Kosova.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi vendimin për ta shpallur gazetaren person të padëshiruar.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.”– ka shkruar Sveçla.

Ai shtoi se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se gazetaria Daria Asmalova është ndaluar dje në pikëkalimin kufitar në veri. Ministri Sveçla shprehej pas arrestimin të saj se “Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”.

 Ajo ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.