Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja e njohur e Hollivudit në gjendje të rëndë pas aksidentit me makinë


Aktorja e Hollivudit Anne Heche ka mbetur e plagosur rëndë pas një aksidenti me makinë. Ajo thuhet se u përplas me makinë në një shtëpi në Los Anxhelos të premten, ndërsa pronari ishte në oborrin e shtëpisë.

Departamenti i Policisë në Los Anxhelos tha se përplasja ndodhi pak para orës 11 të mëngjesit.

“Automjeti u përfshi nga flakët.”– tha LAPD pas ngjarjes.

Heche u transportua në një spital lokal nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

CNN shkruan se Anne Heche mbetet e shtruar në spital dhe në kujdes intensiv.

“Anne është në kujdes intensiv, ajo është me fat që është gjallë. Ajo ka djegie të rënda dhe ka një rikuperim të gjatë përpara. Ekipi i saj dhe familja e saj janë ende duke u përpjekur të përtypin atë që çoi ndodhi.”– tha për CNN të shtunën një burim i afërt me aktoren.

Automjeti po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur doli nga rruga dhe u përplas me një banesë, tha të premten Jeff Lee, i cili është oficeri i informacionit publik të policisë së Los Anxhelosit.

Heche u dërgua në një spital në gjendje kritike. Zjarrfikësve iu deshën më shumë se një orë për të “qasur, kufizuar dhe shuar plotësisht flakët kokëfortë brenda strukturës së dëmtuar rëndë”.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Heche qëndroi në spital që nga mbrëmja e së shtunës dhe natyra e plagëve të saj i ka penguar oficerët ta intervistojnë atë.

Heche së pari u bë e famshme në telenovelën “Një botë tjetër”, ku luajti rolin e dy binjakeve Vicky Hudson dhe Marley Love nga 1987 deri në 1991 dhe fitoi një çmim “Emmy”. Ajo vijoi të luantë në filma si “Donnie Brasco”, “Six Days Seven Nights” dhe “Wag the Dog”.