Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë apartamenti në Lezhë


Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Lezhës, por pa dëme në njerëz.

Zjarri u shfaq në katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus ku menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në banesë ndodhej një zonjë e cila u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës pa rrezik për jetën.