Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 20 kg kanabis në makinë arrestohet 63-vjeçari shqiptar në Greqi


Policia greke ka arrestuar një 63-vjeçar shqiptar mesditën e sotme  pranë kufirit me Shqipërinë, në Dhafni të Thesprotit.

63-vjeçarit i është kontrolluar automjeti dhe pasi i kanë gjetur brenda saj një ngarkesë prej 20.8 kg kanabis, është vendosur në pranga.

Paraprakisht mendohet se ngarkesa e drogës është marrë nga trafikantët shqiptarë në kufi me Shqipërinë.

63-vjeçari është i njohur për autoritetet greke, pasi më parë është dënuar për trafik të klandestinëve shqiptarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *