Vendosni fjalën kyçe....

‘Kur lind me këmishë’, shoferi shpëton mrekullisht nga aksidenti i frikshëm (Video)


Drejtuesi një mjeti ka shpëtuar për mrekulli pas një aksident të frikshëm automobilistik.

Aksidenti ndodhi në mes një dy kamionçinash në një kryqëzim në periferi të Çorumit, një qytet në Turqinë verilindore dhe është kapur në kamerat e sigurisë.

Personi që u hodh në rrugë, drejtuesi i njërit prej mjeteve e sheh veten në tokë krejt të padëmtuar pavarësisht përplasjes së fuqishme.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Buharevlerit. Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet se kamioni goditet në anën e majtë të tij sapo futet në rrugë nga një tjetër kamionçinë që vjen me shpejtëi. Pas aksidentit, shoferi del nga dritarja e kamionçinës në dukje i padëmtuar.