Vendosni fjalën kyçe....

Biden tha se çmimi i naftës është në rënie, Vasili: Bordi i hajdutëve po vjedh shqiptarët


Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar përsëri për çmimin e karburanteve në vend. Në një postim në “Facebook”, Vasili kujton deklaratën e djeshme të presidentit amerikan Joe Biden që shprehej se çmimi i naftës është në rënie rekord.

Por sipas Vasilit kjo rënie çmimi nuk reflektohet në Shqipëri.

 “Deklarata e Presidentit Biden, provë asgjësuese e vjedhjes së Qeverisë me çmimin e Naftës!!!

Dje Presidenti amerikan Biden deklaroi shumë shumë qartë se çmimi i Naftës është në rënie rekord.

Ndërsa Bordi i Hajdutëve të Qeverisë së Edi Ramës vazhdon të mbajë shumë të lartë çmimin e Naftës.

Maqedonia e ka çmimin vetëm 176 lekë dhe uljet atje kanë qenë të vazhdueshme.

Ndërsa në Shqipëri çmimi është plot 221 lekë.

Diferenca është e qartë dhe s’ka asnjë justifikim përveç skenarit të vjedhjes që qeveria po zbaton egërsisht kundër shqiptarëve.

Bordi i Hajdutëve vetëm vjedh shqiptarët me çmimin e naftës, faktet flasin vete.

Bordi i Hajdutëve është thjesht një vegël qorre që përdoret nga Rama për të vazhduar pazarin e madh të bashkëvjedhjeve me oligarkët.

Deklarata e Presidentit Biden i vë vulën hajdutërisë shtetërore të qeverisë së Edi Ramës me çmimin e Naftës.”- shkruan Vasili.

Një ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se çmimi i naftës është duke rënë.

Sipas tij, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po ushtron presion global për naftën, SHBA ia doli, duke liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.