Vendosni fjalën kyçe....

Gledis Nano shkoi për ngushëllim tek familja Avdia: Mos e keqinterpretoni vizitën time


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar sot për një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia, që humbi vajzën 7-vjeçare nga aksidenti tragjik që ndodhi dy ditë më parë në Himarë.

Para gazetarëve, Nano kërkoi të mos keqinterpretohej prania e tij në këtë ngushëllim. Ai theksoi se kishte shkuar si prind dhe si qytetar dhe falenderoi familjen Avdia që i kishte lënë mënjanë ngjyrimet e caktuara politike.

“Dy fjalë se nuk dua të keq keqinterpretohet vizita ime sot këtu, kam marrë pjesë në këtë ngushëllim edhe një herë për t’i shprehur me shumë hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës.

Kam ardhur si prind, si qytetar dhe e falenderoj familjen Avdija e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia. Përveç çfarë ka ndodhur dhe përgjegjësive i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrimet e caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur të gjithë atë çfarë ndodhi.”– tha Gledis Nano.

Kujjtojmë se ditën e djeshme, Nano doli në një komunikim për mediat nga Dhërmiu nga ku deklaroi se nuk do të tolerojë askënd, aq më pak efektiv policie që të shkelë ligjin.