Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti sulmon gjyqtaren femër në Argjentinë, e godet me grusht në kokë (Video)


Një episod i asaj që shtypi argjentinas e ka quajtur ‘dhunë e pashpjegueshme’ ndodhi në provincën Gonzalez Chaves të Buenos Aires të dielën kur një futbollist mashkull, Cristian Tirone, u shfaq duke goditur me grusht në kokë gjyqtaren e ndeshjes femër Dalma Magali Cortadi nga pas.

Tirone, i cili luante për Deportivo Garmense, e bëri sulmin pa u ngacmuar duke qenë se ekipi i tij po fitonte 2-1 kundër Independencia de Chavez.

Kur Cortadi thirri një faull për kundërshtarët në mesin e fushës nga një pozicion jo i rrezikshëm, Tirone nxitoi për ta goditur Cortadin nga pas, siç tregojnë pamjet video në Tëitter.

Tirone u nda nga arbitri nga zyrtarë të tjerë ndërsa po përpiqej të vazhdonte sulmin dhe ndeshja u ndërpre menjëherë pasi policia e arrestoi më pas.

Sipas gazetës sportive kombëtare argjentinase ‘Ole’, Tirone është ende i arrestuar në një stacion policor lokal, ndërsa Cortadi ‘përfundoi në spital nën vëzhgim për shkak të një goditjeje në kokë, gërvishtjeve dhe një goditjeje në krahë’, siç shpjegoi ajo në media në një intervistë.

Cortadi gjithashtu iu nënshtrua skanerit në kokë dhe shpjegoi se tani mund të jetë e pamundur për të që të punojë.

“Këtu gjinia nuk ka rëndësi, ne shkojmë në punë, shumë prej nesh sigurojmë jetesën nga kjo, na pëlqen dhe e bëjmë nga dëshira, duam që drejtësia të vendoset dhe ky njeri të paguajë për atë që ka bërë. Kjo është ajo që është e rëndësishme.” – shtoi Cortadi.

Duke e përshkruar sulmin, edhe ajo pohoi se ngjarja ishte krejtësisht i paprovokuar dhe se vendimi që mori nuk e justifikonte reagimin e Tirones.