Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Republikanëve në Serbi e quan Vuçiçin palaço: Dil e thuaji serbëve si të paralajmëruan gjeneralët e NATO-s se si do e rrafshojnë Serbinë nëse sulmon Kosovën


Drejtuesi i Partisë Republikane në Serbi ka reaguar fort ndaj veprimeve të Aleksandër Vuçiçit në lidhje me tensionet në veri të Kosovës duke e quajtur kloun.

Nikola Sandulovic thotë se Vuçiç u tërhoqë pas paraljmërimeve të gjeneralëve të NATO-s për ata serbë nëse ndërhynin në Kosovë.

“Ku u fshehe tani Aleksandër Vuçiç, klloun i përbashkët dhe jo Komandant!

Pse nuk thërrisni konferencë shtypi tani dhe t’i tregoni Serbisë çka i thanë gjeneralët e NATO-s mbrëmë “gjeneralëve” tuaj serbë?!

Pse nuk thoni ju që ju kanë thëne nëse shkoni me ushtri në Kosovë, e nxjerrin Serbinë nga toka e ajri?!

Për shkakun tuaj, kokës tënde të çmendur dhe gjuhës së droguar!

Dil tani klloun suprem dhe tregoni para Serbisë në edicionin tuaj të vërtetë frikacak, e jo të na frenoni e të na hidhni hi syve në Serbi me mediat e Gebelsit!”-shkruan Sandulovic.

Më tej kreu i republikanëve në një postim tjetër në Twitter, shkruan se Perëndimi ka kuptuar taktikat e Vuçiçit për përshkallëzim dhe për këtë e cilësoi si faktor destabiliteti në Ballkan. Më tej ai falënderon kryeministrin e Kosovës dhe Ambasadën amerikane për qetësimin e tensioneve.

Taktika e Vuçiçit për përshkallëzimin e konfliktit dhe më pas de-përshkallëzimin e tij nuk funksionon më në Perëndim. Perëndimi e kuptoi absolutisht se me kë kishte të bënte dhe me mjeshtëri e shënoi si faktor destabiliteti në Ballkan.

Urime Kurtit dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë për qetësimin e tensioneve”-shkruan Sandulovic.