Vendosni fjalën kyçe....

Milan dhe De Ketelaere drejt përfundimit të marrëveshjes, transferimi kompletohet të hënën


Milani është në prag të përfundimit të një marrëveshjeje për mesfushorin, Charles De Ketelaere.

Mesfushori belg do të udhëtojë sot drejt Milanos për të kompletuar pastaj transferimin e tij të hënën.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, testet mjekësore dhe kontratat tashmë janë të përgatitura.

Club Brugge do të përfitojë 36 milionë euro nga shitja e 21-vjeçarit, i cili e dëshironte transferimin vetëm në “San Siro”.

De Ketelaere është pajtuar për të nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Serie A, me pagë rreth 2.2 milionë euro në sezon.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Charles De Ketelaere do të jetë në gjendje të bashkohet me skuadrën në Milanello të martën, kur skuadra do të kthehet në punë pas miqësores së tyre kundër Marseille. Më pas do të ishte vendimi i Stefano Piolit nëse do ta vendoste atë në miqësoren kundër Vicenzas më 6 gusht apo jo.