Vendosni fjalën kyçe....

“Burri juaj është presidenti më i keq që kemi pasur” – Jill Biden përballet me qytetarin e inatosur (Video)


Një qytetar amerikan iu drejtua Zonjës së Parë të SHBA-së Jill Biden duke i thënë se bashkëshorti i saj ishte presidenti më i keq që SHBA-ja kishte pasur ndonjëherë.

“Bashkëshorti juaj është presidenti më i keq që kemi pasur ndonjëherë, na keni borxh lekët e naftës.” – dëgjohet t’i thotë ai Jill Biden.

Kjo e fundit i kthehet duke i thënë thjesht: “Faleminderit.”

Videoja në fjalë vjen teksa prej disa muajsh vlerësimi ndaj presidentit amerikan Joe Biden thyen rekord pas rekordi për sa i përket mbështetjes së ulët.

Mbështetja publike për Biden-in ka qenë në rënie prej disa kohësh, duke marrë goditje nga tërheqja kaotike nga Afganistani, rritja e çmimeve të gazit, inflacioni rekord dhe pasojat nga pandemia Covid-19.