Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi: Basha pjesë e Katërkëndëshit të Bermudës, Rama do humbë disa bashki më 6 mars


Ish-deputeti i PD-së Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, ai tha se pas zgjedhjeve të 6 marsit, Berisha ose Basha nuk do kenë legjitimitet për t’iu drejtuar opozitarëve.

“Unë besoj se ka më shumë Berisha, por 6 marsi do ta sfumojë njërin nga këta, nuk do të ketë më të drejtë legjitime, morale që t’iu drejtohet publikisht shqiptarëve, të flasë në emër të shumicës opozitare. Njëri nga këta do dalë para syve të opozitarëve si mashtrues.” – tha Murrizi.

Sipas Murrizit, PS-ja e Ramës do humbë disa bashki në zgjedhjet e pjessshme të 6 marsit.

“Ky është një test. Më interesante do jetë mes dy kandidatëve që përfaqësojnë opozitën klasike. Kandidatët që janë vendor nga Berisha dhe ata që vendosen nga Basha. Ka bashki që do i humbë edhe PS-ja. Edhe vetë Rama është në një farë baromteri, një test një vit pas pushtetit të mandatit të tretë.” – shtoi ish-deputeti demokrat, shkruan Shqiptarja.

Ndryshe nga Basha që e ka quajtur Trekëndëshi i Bermudës atë që formohet nga Rama, Berisha e Meta, Murrizi deklaroi se bëhet fjalë për Katërkëndëshin e Bermudës ku njërin nga këndet e ka zënë Basha.

“Ky është një test për tri polet e politikës, Luli është përballë Trekëndëshit të Bermundës, Ramën Metën, Berishën. Rama është përballë Trekëndëshit të Bermundës, me emrat që vë ky se janë dy trekëndësha, ky ka trekëndësh Bashën, Berishën dhe Metën. Po këta nuk janë trekëndësh, janë katrorë me brinjë simterike dhe në mes të këtij katrori, Rama, Berisha, Meta Basha, kanë futur 4 milionë shqiptarë brenda e bëjnë sikur luftojnë njëri-tjetrin dhe prej 20 vitesh ndajnë para publike nga taksat e shqiptarëve me të njëjtët individë.” – theksoi Murrizi.