Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas letrës së Autoritetit të Dosjeve: Urgjencë e madhe për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët


Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngritjes së shqetësimit nga Autoriteti i Dosjeve që i çoi një letër Parlamentit mbi zyrtarët e lartë që figurojnë me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Në një dalje për mediet nga “Partia e Lirisë”, Meta tha se nuk ka njeri ta besojë këtë histori që ai është një nga bashkëpunëtorët e Sigurimit e Shtetit.

Ai tha se kjo bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të spostuar vëmendjen nga afera e Inceneratorëve. 

“Si mund t’i shmangem një përgjigje pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor, është autoritet moral. Ty të është besuar që të trajtosh me kujdes të shkuarën e dhimbshme të popullit. Personat që janë implikuar në mënyre të vullnetshme dhe kërkojnë t’i shpëtojnë filtrit dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në jetën publike në vend, njëkohësisht dhe të ngushëllosh viktimat e asaj përudhe që kishin ato pasoja nga sigurimi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kjo është për të ardhur keq për Autoritetin. Ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka dhe çfarë s’ka dhe sa e vërtetë dhe sa e manipuluar janë ato dosje. Një e-mail anonim elektronik që jam i sigurt që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë nga qenka zbuluar dhe normalisht sipas lojërave të qëllimshme nga Autoriteti dhe Parlamenti dhe mediat e inceneratorëve që ‘lëshojnë’ bombat. E dini se ça bombash e kam fjalën.

U zbulua se pas 30 e ca vjetësh I.M qenka ky njeri që në mars të 92 u bë deputet dhe iu është nënshtruar filtrave dhe komisioneve të të gjitha kohëve. Që nga komisionet e Berishës, që se kaloi gjysma e asaj partie që isha unë atëherë dhe është kthyer në parti paronazhitës, sigruimsash dhe fuksash dhe deri te koha e Nanos dhe tani. Për çfarë bëhet kjo? Çfarë i kushtonte autoritetit që është shqetësuar që të thërriste I.M që është Ilir Metaj, Ilir Rexhep Metaj.

S’jam president që të bëj zhurmë, s’jam as deputet dhe përse u dashka të bëhet një ligj i posaçëm për këtë I.M?! A ka njeri që e beson këtë gjë?! Patjetër u ngrit Parlamenti në këmbë. Cili parlament? Parlamenti me në krye zonjën Nikolla apo Lindita e Ramës në parlament që përdoret për nevoja personale të tij, siç është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga afera më e zezë dhe më flagrante, ajo e inceneratorëve ku do përfundojnë të gjithë në ‘furrën’ e drejtësisë. Të jenë të sigurt për këtë. Nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë edhe çështjen e detit. Për këtë nuk mblidhet Parlamenti. Është një parlament patronazhistët dhe i korruptuar. Është një opozitë plot me lulushë por qenka shqetësuar se ka ardhur një letër dhe këta me vrap dhe urgjencë të madhe.”- tha Meta.