Vendosni fjalën kyçe....

Atletja nigeriane i habit të gjithë, ‘u lë targën’ rivaleve e thyen rekordin (Video)


Atletja nigeriane Tobi Amusan po përballet me një breshëri pyetjesh pasi ‘shkatërroi’ rekordin botëror të 100 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror në Eugene, Oregon.

Amusan shënoi një kohë mahnitëse prej 12.12 sekondash në garën e saj gjysmëfinale, duke mposhtur rekordin e mëparshëm botëror të femrave të vendosur nga Kendra Harrison me 0.08 sekonda dhe theu edhe rekordin e saj personal me pothuajse 0.3 sekonda.

Kaq e papritur ishte koha e saj, saqë legjenda e sprintit, Michael Johnson, i cili po komentonte garën, pyeti me zë të lartë nëse matja e kohës gjatë garës kishte funksionuar keq, veçanërisht duke pasur parasysh që 12 nga 24 vrapuesit në tre gjysmëfinale vendosën kohët më të mira personale.

Megjithatë, një hetim më i thellë ka çuar në pretendime se këpucët e veshura nga Amusan mund të jenë përgjigjja e pyetjeve të parashtruara nga Johnson dhe të tjerët.

Më pas doli se ajo kishte veshur këpucë Adidas Adizero Avanti, në vend të thumbave tradicionale të pistave.

Ishte një vendim i marrë, tha ajo, sepse këto këpucë kanë thembra më të buta dhe ndihmuan për të shmangur rikthimin e fasciitit shputar me të cilin ajo u diagnostikua në fillim të këtij viti, një lloj dëmtimi që prek shputat e këmbëve.

Nuk ka asnjë pretendim për paligjshmëri në përdorimin e këpucëve nga Amusan, duke qenë se ato janë brenda standardeve të pranuara të përdorura në ngjarje të tilla.

“Unë kisha fasciitis patella në fillim të sezonit, kështu që fola me Adidas dhe kërkova nëse mund të merrja këpucë me një taban më të butë. Ata rekomanduan shumë gjëra dhe ndihem rehat me to, kështu që i përdorja në thelb gjatë gjithë kohës.” – tha Amusan.