Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Lezhë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari, gjendet një makinë e djegur në Rinas


Zhvillime të reja kanë ndodhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Persona të armatosur qëlluan ndaj shtetasit Entjan Nikulajt i cili ka ndërruar jetë në spital.

Një makinë është djegur pranë aeroportit të Rinasit, disa minuta pas atentatit në Lezhë që la të plagosur rëndë Eno Nikulajt në dalje të qytetit të Lezhës.

Makina e djegur dyshohet se është e autorëve.

Entjan Nikulaj, 40-vjeç rezulton të jetë kushëriri i Ardjan Nikulajt i ekzekutuar në prill të këtij viti në Shëngjin.