Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dje hodhëm hapin e parë për rikthimin e sovranitetit, koha është tani, asnjë sekondë për të humbur


Kreu i Partisë së Lirisë Meta e ka nisur ditën me një mesazh ku shkruan se dje është hedhur hapi i parë në përmbushjen e misionit që është rivendosja e sovranitetit përmes referendumit.

Ish-presidenti shkruan gjithashtu se koha për veprim është tani dhe se nuk ka asnjë kohë për të humbur.

“Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit. Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur!” – shkruan Meta.

Dje LSI zhvilloi Konventën Kombëtare ku u vendos ndryshimi i emrit në Partia e Lirisë dhe ngritja e Komitetit Organizativ që do drejtojë partinë deri në kongresin e partisë brenda dy muajsh ku do zgjidhet edhe kreu e organet e reja drejtuese.