Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i Ahmetajt, Erion Braçe: Globi rrotullohet


Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku shprehet se “globi rrotullohet”.

Ky mesazh duket se i drejtohet zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin kryeministri Edi Rama njoftoi sot shkarkimin e tij nga detyra dhe zëvendësimin e tij me Belinda Ballukun.

Ahmetaj shkarkohet edhe si ministër Shteti për Rindërtimin.

Me mesazhin “globi rrotullohet”, duket se Braçe nënkupton se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij gjatë kohës që ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit.

“RRETH E RRETH PERQARK,
GLOBI RROTULLOHET;
DITE ME DITE, RROTULLOHET!”– shkruan Braçe.

Kujtojmë se më herët, deputeti Braçe është shprehur se në kohën kur mbante postin e zëvendës kryeministrit ka pasur sulme nga brenda maxhorancës kundrejt tij.