Vendosni fjalën kyçe....

“Një horizont i ri plot dritë e shpresë”- Meta një ditë pas dorëzimit të detyrës së presidentit


Një ditë pas largimit nga Presidenca, Ilir Meta duket se është gati për kapitullin e ri që nis.

Ai ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto krah bashkëshortes së tij, e cila është njëkohësisht kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”– shkruan Meta në përshkrimin e kësaj fotoje.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Meta i dorëzoi zyrtarisht detyrën e Presidentit, Bajram Begajt.

Në 5 vite të mandatit të tij si president, Ilir Meta pjesën më të madhe e pati me përballje me maxhorancën socialiste duke kthyer mbi 70 ligje në Parlament, duke mos pranuar të dekretojë një ministër (Gent Cakajn si ministër i Jashtëm), zhdekretoi datën e zgjedhjeve dhe madje thirri edhe një protestë kundër qeverisë.

E direkt pas largimit nga Presidenca, nuk bën asnjë ditë pushim por kthehet aktiv në politikën shqiptare pasi siç ka treguar edhe vetë, sot në orën 19:00 do t’i bashkohet Konventës Kombëtare të LSI-së, partisë që ai vetë ka themeluar.