Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria e Kosova në rrezik, djegia e mandateve e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, Basha pjesë e planit


Ilir Meta tha sot se ndaj Shqipërisë e Kosovës ka një rrezik që kanos zhbërjen e vendit dhe identitetit dhe jo thjesht grabitjen e pasurive të vendit.

Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI-së, ish-presidenti tha se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë pjesë e planit të mirëplanifikuar për djegien e mandateve dhe dorëzimin e pushtetit lokal në duart e Edi Ramës..

“Ndaj Shqipërisë ka një rrezik kanosës. Ndaj Pavarësisë së Kosovës ka një rrezik të madh pas pavarësisë me shumë sakrfica e shumë gjak. Kam parë një plan të përgatitur për të ekzekuuar demokracinë e plurazlimin për të pasur një fasadodemokraci. Është bërë gjithçka për të vrarë refendumet. Janë një grup oligarkësh që vjedhin e grabisin gjithçka, mbi tokë e nëntokë,

Duke djegur mandatet, duke dorëzuar pushteti lokal. Djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë. Nga oligarkët që punojnë me të dyja palët prej kohësh. Një person që gënjen edhe për orën nëse e pyet. Ata nuk synojnë thjesht grabitjen, por zhvbërjen e identitetit kombëtar shqiptar.në pesë vite ndodhi një grusht shteti pa tanke, po me procedura. Ata na mësuan se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkojnë të betohen te Lana dhe parlamenti thotë u zgjodh ky.” – tha ndër të tjera Rama.