Vendosni fjalën kyçe....

Meta në konventën e LSI-së: Gjendja shumë kritike, kërkohet ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve


Ish-presidenti Meta tha sot se Shqipëria ndodhet në një gjendje tejet të rëndë e kërkohet një ndërhyrje urgjente.

Ai tha se nga tre postet më të larta shtetërore që ka pasur është ndjerë më mirë si president në luftën e përditshme në mbrojtje të interesit kombëtar e publik.

Meta paralajmëroi një vjeshtë me protesta ndërsa u bëri thirrje të gjithë qyetarëve te merrnin fatet e tyre në duar.

“Na duhet shumë punë e duke vijuar gjatë gjithë gushtit për të pasur një vjeshtë për demokracinë për llogaridhënien, në shërbim të qytetarëve. Dje dorëzova detyrën siç e përcakton Kushtetuta. Duke provuar kësisoj të treja përvojat në këtë shtet, të kryeministrit, të kreut të parlamentit dhe të presidentit. Në detyrën e presidentit, pas asnjë dyshim, jam ndjerë më mirë. Mezi prej të rikthehem për të përmbushur mandatin e dytë. Na duhet shumë punë që Shqipëria të jetë vend normal, me qeverisje normale, të gumëzhojë nga të rinjtë e të rejat. Gjendja është jashtëzakonisht kritike dhe kërkohet ndërhyrje urgjente.” – tha Meta.