Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së


Ish-presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët në Konferencën e sotme për Mediet nëse do të rimarrë drejtimin e LSI-së.

Por ai e mohoi këtë.

“Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Ky triumf është: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.”– u përgjigj Meta.

Po ashtu ai hodhi poshtë dhe opsionin e krijimit të një partie të re, pasi u përgjigj: ”Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendum do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.”