Vendosni fjalën kyçe....

Rusia bllokon kufijtë për të huajt deri në Maj


Qeveria ruse ka vendosur të kufizojë përkohësisht hyrjen e të huajve në vend për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Rregullat do të hyjnë në fuqi ditën e Mërkurë dhe do të zgjasin deri më 1 maj, raporton RT.

Sipas zëdhënësit për shtyp të qeverisë, Kryeministri Mikhail Mishustin zhvilloi një seri bisedash telefonike të Dielën dhe të Hënën për të shpjeguar masën për udhëheqësit e shteteve fqinje.

Masat e marra nga Rusia përputhen me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, janë rezultat i rrethanave të veçanta dhe janë absolutisht të përkohshme,” thuhet në raport.

Përjashtim do të bëhen për diplomatët dhe ata “që banojnë përgjithmonë në Rusi”, së bashku me disa kategori të tjera. Drejtuesit ndërkombëtarë të kamionëve dhe njerëzit që marrin pjesë në funeralet gjithashtu do të përjashtohen.