Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, plagosen 3 persona


Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot.

Në aksident janë përfshirë katër automjete duke lënë të plagosur 3 persona.

Është plagosur rëndë 30-vjeçari Serxhio Hysa, i cili ka humbur njërën këmbë, ndërsa të lënduar janë edhe dy shtetas të tjerë.

I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma.