Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në arrest shtëpie gjykatësen e Elbasanit të akuzuar për korrupsion


Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion, dhe për shtetasin Andrea Tirana.

GJKKO ka dhënë masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin Ilir Pashaj, me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit Taulant Ramollari dhe Xhulio Musai.

Gjyqtarja u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.