Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Vlorë, policia jep detajet: Një person qëlloi në ajër pas konfliktit për motive të dobëta, kemi identifikuar autorin


Policia ka dhënë detaje për të shtënat me armë të regjistruara në Vlorë mesditën e sotme.

Një person ka qëlluar në ajër pas konfliktit për motive të dobëta.

Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt” njofton policia.