Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e djegur një makinë pranë Rinasit


Një makinë eshtë gjetur e djegur plotësisht pranë aeroportit të Rinasit në fshatin Ahmetaq.

Sipas njoftimit zyrtar mjeti tip ‘VW’ ka qenë i parkuar.

Nuk dihet nëse mjeti i djegur ka lidhje me atentatin mafioz të ditës së djeshme te Mbikalimi i Fushë Krujës ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha.  

Njoftimi

“Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”