Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në resortin e skive në Francë, 2 viktima, dhjetra të plagosur


Një zjarr i madh ka shpërthyer në një resort skish në Courchevel të Francës. Nga ky zjarr kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 14 të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. 

 Zjarri filloi para agimit të së dielës, në një ndërtesë të resortit por ai u përhap me shpejtësi edhe në tre godinat e tjera.  Shtatëdhjetë zjarrfikës u përleshën për të sjellë flakën nën kontroll. Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende.

Një video, e postuar në mediat sociale, tregon tnjë person duke kërcyer nga një dritare e katit të sipërm për të provuar të shpëtojë nga flaka. Një tjetër video tregon dhjetra njerëz të evakuuar nga ndërtesa e mbledhur në rrugën poshtë.

Burimi: BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *