Vendosni fjalën kyçe....

Sanksionet po ‘vrasin’ ekonominë e BE-së – Orban


Sanksionet e BE-së kundër Rusisë janë ‘llogaritur gabim’ dhe mund të shkatërrojnë ekonominë e Evropës, nëse Brukseli nuk ndryshon qëndrimin e tij, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë radiofonike të premten.

“Momenti i së vërtetës duhet të vijë në Bruksel, kur liderët të pranojnë se kanë bërë një llogaritje të gabuar, se politika e sanksioneve bazohej në supozime të gabuara dhe ajo duhet të ndryshohet.” – tha Orban.

Ai tha se ndërsa Ukraina ka nevojë për ndihmë, liderët e bllokut duhet të ndryshojnë strategjinë e tyre në lidhje me Rusinë.

Ai shtoi se sanksionet nuk kanë arritur të destabilizojnë ekonominë e Rusisë dhe nuk e kanë detyruar Moskën të ndalojë operacionin ushtarak. Ai vazhdoi duke thënë se ato kanë shkaktuar dëme të gjera në stabilitetin ekonomik të vetë BE-së.

“Sanksionet nuk e ndihmojnë Ukrainën, megjithatë, ato janë të këqija për ekonominë evropiane dhe nëse vazhdohet kështu, do të shkatërrojnë ekonominë evropiane. Ajo që ne shohim tani është e padurueshme.” – tha lideri hungarez.

Orban paralajmëroi për një recesion të afërt në BE si rezultat i politikës së saj antiruse në maj, kur tha se kriza e energjisë, së bashku me rritjen e normave të interesit në SHBA ‘kanë sjellë së bashku epokën e inflacionit të lartë. që do të sjellë epokën e recesionit’.

Dy muaj më vonë, megjithatë, ai duket se ka dyshime edhe më të thella për të ardhmen e ekonomisë së bllokut.

“Fillimisht, mendova se kishim qëlluar vetën në këmbë me sanksione antiruse, por tani është e qartë se ekonomia evropiane e ka goditur veten në mushkëri dhe po gulçon për ajër.” – paralajmëroi Orban.