Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi, nisja e krizës ekonomike globale dhe përballja me të


 

(Vështirë se do të  ketë individ, sektor të ekonomisë, të sistemit financiar dhe bankar, shoqëror që nuk do të preken.)

Nga Prof. Anastas Angjeli

“Nëse ekonomistët duan të jenë të kuptueshëm, duhet t’i lëmë ata të përdorin fjalë të thjeshta… (dhe) t’ja drejtojnë këto fjalë , më pak politikanëve dhe më së shumti tek çdo njeri tjetër.  Politikanët interesohen vetëm rreth faktit se çfarë mendojnë votuesit, veçanërisht votuesit fanatikë (në bllok), dhe pothuaj fare rreth faktit se çfarë mendojnë ekonomistët. Të flasësh me politikanët rreth  politikës ekonomike (economics) është, thjeshtë humbje kohe. E vetmja mënyrë të bësh qeveritë të sillen sikur ato i kanë njohuritë ekonomike, është t’i përballesh ata me elektoratin që kanë” (The New World  Economy /The Economist).

E kam lexuar dhe rilexuar  me dhjetra herë këtë mesazh, ndoshta shumë më shumë se mjaft ekonomistë dhe politikanë. Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe. Kjo është e kuptueshme, sepse në këta 30 vite kam qenë shpesh i dyzuar kur diskutohen çeshtje  të ekonomisë, të isha vetëm ekonomist, ekspert apo edhe politikan, apo të dyja bashkë? Në këta 30 vite, edhe pse kam anuar nga të qenit ekonomist, ekspert  jam përpjekur t’i bej mirë të dyja. Dhe e dini pse? Se ekonomia dhe politika janë të  lidhura ngushtë dhe  ndikojnë t njera- tjetra. Për më tepër shumë ide dhe propozime ekonomike, në rrethana të ndryshme ,kërkojne vendimarrje politike dhe konsiderimin e shume rrethanave dhe faktorëve. Kështu ka ndodhur. Kështu po ndodh edhe tani në shumë shtete, edhe tek ne,  ku Pandemia e koronavirusit ka përfshirë popullsinë e globit, po merr jeten e mijra prej tyre…Dhe jo vetëm kaq. COVID 19 shërbeu dhe si një ” shkëndijë” për të nxjerrë në sipërfaqe tronditjen e ekonomisë globale. Dhe menjëherë filluan debatet e mendimit ekonomik, si do të perballen me krizën ekonomisë globale që pritet.

COVID 19- SHKAKTAR I FILLIMIT T KRIZËS EKONOMIKE GLOBALE APO PËRSHPEJTUES I SAJ?

Kjo krizë e ekonomisë globale që po shfaqet kishte “trokitur në derë” gati një vit më parë. Për këtë ka argumente teorike dhe të dhëna konkrete ashtu siç ka dhe faktorë  apo rrethana të veçanta.

Së pari, është e argumentuar teorikisht dhe e vërtetuar praktikisht në zhvillimet globale të ekonomisë, cikli i zhvillimit të saj, (kurba), njëherë, në 10-12 vjet prek pikën e rënies drejt recensionit dhe kriza shfaqet. Kjo ka ndodhur që prej Krizës së viteve 1929-1932 e deri te kriza e fundit e vitit 2008.Kështu duket se po ndodh edhe tani.

Së dyti, treguesit e zhvillimit të ekonomisë globale vitin e kaluar, shënuan një rënie të dukshme, një sinjal paralajmërues ky për një tronditje të pritshme.b Kështu  sipas të dhënave të institucioneve ndërkombetare, FMN, OECD etj rënia ekonomike botërore pritet të shënojë një rënie ekonomike me gati2.4%  duke rënë në recension. Kjo për shkak se ekonomitë e mëdha  pritet të shenojnë rënie (Kina, SHBA dhe disa të tjera të bien në recension. Britania e Madhe, Italia, Franca, Gjermania. Kjo dhe kohëzgjatja e këtij recensioni dhe rikuperimi i tij, që pritet të ndodhë në vitin  2021 do të kondicionohen nga kohëzgjatja e koronavirusit.

Edhe ekonomia e vendit tonë, vitin e kaluar shënoi një rënie me më shumë se 1% nga parashikimi, shoqëruar kjo me rënie të konsiderueshme të të ardhurave buxhetore, ndërsa për këtë vit,me ndikimet e llogaritura deri tani për shkak të pandemisë së koronavirusit pritet një rënie rreth 2 %.

Së treti, hendeku nivelit të jetesës së popullsisë në botë, me të ardhura të pakta dhe mesatare më  të larta e shumë të larta u thellua. Në kushtet e kësaj krizë kjo pritet të vazhdojë.

Së katërti, njëherësh, situata aktuale po zhvillohet në kushtet e arritjes së pikës kulmore (krahasuar me 2008 zhvillimi është përshpejtuar shumë) të zhvillimit të globalizmit ekonomik, tregtar e kulturor, kur zhvillimi i teknologjisë ,shkencës, inovacionit, ështe marramendës në këto dy dekadat e fundit, kur “lufta tregtare”është rritur, tregjet financiare janë bërë më ndikuese “spekulimet financiare” nuk kanë munguar etj. Kësaj situate duhet t’u shtojmë edhe rritjen, nga njëra anë të lëvizjeve antiglobaliste dhe nga ana tjetër, të lëvizjeve dhe ideve të nacionalizmit ekonomik dhe politik.

Së pesti, në këto rrethana mendimit ekonomik është vënë përballë debatit dhe  dhënies përgjigje të shumë pyetjeve që ky zhvillim nxorri si: A është globalizmi një problem apo zgjidhje? Si ekonomia digitale po transformon botën? Është “data ekonomia” “ ari i ri”? Cfarë është robotika dhe inteligjenca artificiale? Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në zhvillimet ekonomike, në ekonomine e gjelbert? Si duhet zhvilluar ekonomia blu? Cila do të jetë e ardhmja e BE-se  pas BREXIT? A duhet BE-ja t’i qëndrojë strikte parimeve ekonomike për deficitin buxhetor dhe borxhin publik të përcaktuara nga Pakti i Stabilitetit? A ka sens izolimi ekonomik? Cilat do jenë rrugët e reja të punësimit, si  po ndryshojnë profesionet, rrugët e reja të jetesës në shekullin e 21-të? Inflacion apo deflacion? Cfarë roli loz emigracioni në punesim? Cili do të jetë roli i parasë virtuale(kriptomonedhat)? Cili do jetë roli i korporatave  në shek e 21-të? Si krizat lokale mund të shndërrohen në kriza kombëtare apo globale? Me cfarë treguesish mund të rankohen vendet për zhvillim ekonomik? Cila është alternativë e kapitalizmit të sotëm? Kemi nevojë për një sistem kapitalist progresiv? etj,

Se gjashti, prej fillimit të vitit 2020 globi u prek nga Pandemia e COVID 19, një nga Pandemitë më “të egra” humanitare me pasoja marrje jetësh njerëzore. Kështu sipas të dhënave të OBSH deri në datën 22,03,2020. kemi këto të dhëna:


Kriza e vitit 2008 nuk u mpleks me ndonjë krizë humanitare e shendetësore dhe as nuk u shndërrua në ndonjë të tillë dhe nuk çoi në humbje jetësh njerëzish.

Më në fund, kjo krizë shëndetsore e humanitore, po shndërrohet me shpejtësi në krizë ekonomike paralizon jeten ekonomike e shoqërore në shumicën e vendeve. Kështu kjo pandemi “zgjoi nga gjumi” tronditjen e ekonomisë globale valët e të cilës po shpërndahen me shpejtësi ne gjithe ekonomite e globit duke goditur forte oferten dhe  kerkesen. Tregjet financiare po bien me një dhunë të paprecedentë, edhe më tepër se sa gjatë periudhës “Lehman Brothers”.   Prandaj mendohet që Pandemia COVIN 19 është edhe  një  faktor i rëndësishëm i shfaqjes dhe tashmë edhe i përshpejtimit dhe thellimit të  pritshëm të krizës ekonomike globale.

NDRYSHIMET E KRIZËS EKONOMIKE GLOBALE AKTUALE NGA AJO E 2008-tës

Duket se kriza aktuale që ka shpërthyer do të jetë jo vetëm e ndryshme por me e rëndë se ajo e vitit 2008. Por cilat janë disa nga ndryshimet kryesore të shfaqura deri tani midis këtyre dy krizave.

Ndryshimi i parë, siç thekson Nobelisti i famshëm i ekonomisë, Josep Stiglitz, kjo krizë do të jetë “Krizë më e thellë se ajo e vitit 2008”. Ajo do të jetë shumë dimensionale, ekonomike me goditjen e ofrtës dhe kërkesës, financiare, bankare, humanitare, etj. Ndërsa kriza e vitit 2008 ishte nje krizë financiare dhe me rrjedhoje në disa aspekte ekonomike.

Ndryshimi i dytë është, se siç e theksova në 2008-ën kishim një krizë kryesisht financiare  e hipotekare ne fillim e  karakterizuar ne menyre figurative  grafike me germen V, pra rënie të shpejtë dhe rritje të shpejtë.  Viti 2011 ishte në sistemin e gërmes U pra rënie, një depression të gjatë rreth 3 vjet (Portugalia dhe Irlanda) deri ne 6 (Greqia) vjet dhe pastaj një rritje me ritëm shumë gradual. Nëse e para ishte një krizë tipike financiare e dyta ishte një krize borxhi duke mos e shfaqur hapur atë pjesë të natyrës ekonomike. Por, ekonomistët dhe më pas lidershipet politikë, arritën  ta diagnostikonin, duke diskutuar mbi hapat që duhet të ndërmerreshin. Pra, të paktën e kuptuam se ç’duhet të bëni dhe e bënë. Nëse e para u kapërcye duke emetuar shuma kolosale për të stimuluar kërkesën dhe garatuar besimin në tregun financiar, e dyta u përballua me financime shtetërore dhe me masa shumë shtrënguese për të realizuar atë që quhet deflacion brenda një shteti dhe rritje e konkurencës së bizneseve të tij. Politika e ndjekur për të luftuar borxhin shtetëror solli në këto vende ndryshime të mëdha strukturore që ndoshta Covid-19 mund t’i vërë përsëri në rezik. Ndërsa kriza aktuale është më e komplikuar. Nuk është një krizë financiare, por një krizë e vërtetë që prek kërkesën dhe ofertën. Kjo krizë mund të na çoë përballë të papriturave. Do të gjendemi përballë një shock-u si të ofertës ashtu edhe të kërkesës. Nëse ndërpritet zinxhiri i ofertës, një rritje e kërkesës nuk do ta zgjidhte problemin. Dhe të mos harrojmë këtu atë që për momentin është thelbesore, karakterin humanitar e social të kësaj krize, që e shndërron këtë krizë në një krizë gjithëdimensionale. Kjo do të thotë se përveç urgjencës humanitare, ekzistojnë implikime ekonomike si për biznesin ashtu edhe për punën.

Ndryshimi i tretë, ka të bëjë me gjerësinë dhe thellësinë e shtrirjes së kësaj krize dhe me llojin e pasojave të saj në krahasim me vitin 2008. Nqse në vitin 2008 kriza financiare, (bankare e hipotekare) pati ndikim në sistemin financiar dhe në ekonomi, kjo aktualja është një krizë gjithëpërfshirëse, më e rëndë,ekonomike,financiare per bisnesin dhe punen, e likujditeteve dhe më e rënda, shëndetësore dhe humanitare.

Ndryshimi tjetër, është nga politikat, masat dhe instrumentet që u morën  dhe u përdorën për përballimin e krizës së 2008 dhe ato që po merren e po përdoren tani dhe do të duhet të vazhdojnë në të ardhmen. Ato janë të ndryshme. Duket se vetëm  politikat monetare dhe fiskale të përdorura në 2008 do të jenë të pamjaftueshme. Do të duhen fillimisht paketa me ndihmë kryesisht sociale dhe të shëndetit  dhe me pas(në kohë të shpejtë) ndërhyrje për injektimin e ekonomisë. Çështja është të merren masat që duhen që frenojnë dhe pastaj ta nxjerrin ekonomine nga kriza.

REAGIMET DHE INSTRUMENTET E PËRDORUR NGA VENDET KRYESORE PËR PËRBALLIMIN E KËSAJ KRIZE

(Paketa e shpëtimit nga këto vende dhe Institucionet ndërkombëtare)

Edhe pse kjo krizë (me gjithë sinjalet e dhëna)  i gjeti disi të papërgatitura dhe vendet më të zhvilluara(G7, e G20), reagimi i tyre dhe institucioneve financiare ndërkombëtare duket dinamik, i fortë dhe me masa konkrete me fokus problematikat e pasojave të deritanishme dhe të pritshme nga kjo krizë. Një koordinim masash e instrumentash e politikash, administrative e  shëndetsore dhe humanitare e sociale, financiare, ekonmike, fiskale e monetare, Masat janë të karakterit emergjent dhe perspektiv, administrative, të shëndetit dhe humanitare, ekonomike financiare dhe të injektimit të ekonomisë. Presidenti Trump deklaroi paketën për 800 miliard USD që mund të shkojë në më shumë se 1000 miliarde USD, Kancelarja Merkel një paketë prej 500 miliard Euro, Franca 200 milion Euro, e kështu me rradhe edhe  Britania e Madhe, Italia, Spanja, Greqia, etj.

Presidentja e BE-së dha lajmin e mirë për fleksibilitet ndaj parimeve të Traktatit të Mastrihtit per nivelin e deficitit buxhetor dhe të borxhit public ndaj GDP, (Nuk mund  “Të vdesësh për të respektuar rregulla arbitrare, duket e tepruar”- thekson nobelisti Stiglitz),. FED përveç garantimit të mbështetjes që deklaroi Presidenti Tramp uli intersat ne 0 %, BQE…. deklaroi një mbështetje prej gati 750. miliard euro, uli interest drejtnivelit  nen zero, FMN,OECD përcaktuan startegjitë që do të ndjekin. Të gjithë në këmbë.

Më konkretisht këto masa, përveç specifikave në çdo vend(e kushtezuar nga fuqia dhe struktura e ekonomisë( siç rekomandojnë institucionet financiare ndërkombetare) mund të orientohen të veprojnë  menjëherë duke: Ndihmuar sektorin e kujdesit shëndetësor; ndihmuar industritë dhe punëtorët e prekur; rritur investimet për të përshpejtuar shërimin; koordinuar veprimet ndërkombëtare nëse përhapja e epidemisë ndodh me shpejtësi; mbrojtur shëndetin dhe të ardhurat më të rrezikuar dhe duke lehtësuar Politiken Fiskale. Dhe këto mund të realizohen me:

-Vendosjen e rregullave të reja administrative(të qarkullimit, të funksionimit të institucioneve dhe bizneseve(mënyrën e funksionimit, raportet me organet fiskale dhe bankare), të kujdesit dhe higjenës shëndetsore të qytetareve etj.

-Të rifinancimit të sektorit  të shëndetsisë, masave sociale dhe humanitare, (për shkak të mangësive të zbuluara në shume vende)

– Të injektimit të ekonomisë përmes mbështetjes financiare për financimin e pagave(tërësisht apo  pjesërisht,përfshi dhe bonuse)  për ata që punojnë në shëndetësi dhe për kohën e mungesës në punë të punonjësve për shkak të pandemisë COVID- 19

– Mbështetjes së biznesit të vogel për ta shpëtuar atë nga “goditja vdekjeprurëse” që mund të marrë

-Mbështetje për shtimin e investimeve në ekonomi

-Mbështetjes së sektoreve të rëndësishëm të ekonomisë(subvencione)

-Mbeshtetje permes politikave fiskale lehtesuese

-Mbështetjes së sektorit bankar për të mos rënë në krizë likujditetesh.

EDHE SHQIPËRIA REAGOI.

Reagimi i Qeverisë Shqiptare dhe i Kryeministrit Rama, që ka gjetur mbeshtetje dhe nga presidenti Republikes Meta, përgjithsisht(pavarësisht nga sygjerimet) edhe nga spektri politik i vendit, komunitetet fetare, mediat etj. është për t’u përshëndetur. Kjo jo vetëm për përkushtimin, seriozitetin dhe dinamizmin, por edhe për skenarët emergjentë dhe perspektivë duke konsideruar atë që po bëjnë vendet më të zhvilluara dhe të prekur nga kjo krizë, por edhe duke ndjekur, monitoruar në dinamikë e reaguar në kohë ndaj situatës shëndetsore, social-humanitare dhe asaj ekonomike financiare në vend duke mbajtur në vëmendje gjendjen ekonomike të vitit të kaluar, situatën e këtij tremujori dhe pasajot që mund të sjellë kjo krize.. Kësisoj qeveria ka treguar vullnetin e plotë për ta ndjekur këtë situatë e për ta mbështetur me paketen e parë  mbështetëse. Për këtë u miratuan një sërë Aktesh normative per administrimin e situates, rregullat e qarkullimit dhe karantinimit,etj dhe me 22.03.2020 Akti Normative me ndrryshimet  buxhetore qe vene ne dispozicion te luftes kunder pandemise COVID-19 ,12 Miliarde leke dhe konkretisht ng ate cilat  6.5 mil.leke do te shkojne per pagat e punonjesve,2,5 mld.leke per Ministrine e Shendetesise,2 Mld.Leke per ndihma humanitare dhe 1 miliarde leke per fondin reservë te keshillit te ministrave.

MËSIME NGA KJO KRIZË DHE ÇFARE PRITET TË NDRYSHOJË PAS KRIZËS SË KORONAVIRUSIT

Çdo të ndodhte sikur të duhej të përballeshe me armikun tënd më të keq të cilin nuk e njihje mire dhe të kishe dy zgjedhje: Ose të suleshe drejt tij ose përpiqeshe ti largoheshe pak për të fituar kohë. Cilin do të zgjidhnit? Kjo është ajo që duhet të bëjmë sot. Bota është zgjuar. Koha eshte shume e vlefshme. Edhe pse paqartesitë për këte krizë janë të mëdha, jo vetëm nga pikpamja kohore e shtrirjes së saj apo e pasojave që ka sjellë dhe do të sjellë, që në këtë fazë ka disa mesazhe që mund të përcillen.

E Para: Rritja e ndërgjegjësimit se egziston në një nivel shume të lartë dhe shume te shpejtë i  lidhjeve dhe bashkëveprimit në nivel global, shumë më tepër nga sa mendohej.  Jetojmë në një planet të vogël dhe ajo që ndodh në një vend prek edhe pjesën tjetër.  koronavirusi e dëshmoi këtë dhe na imponon një bashkëpunim ndërkombëtar per t’u përballur me pasiguritë që po shfaqen.

E dyta: Në nje krizë të tillë, të gjithë i mbajmë sytë nga qeveria dhe jo nga tregu. Prandaj, mbase disa rregulla të ekonomisë së tregut duhet të ndryshohen. Duhet të ndërtojmë politika që luftojnë monopolet, që paraprijnë disekujlibrin mes punonjësve dhe kompanive të mëdha që operojnë në treg. Duhet të ndërtojmë një veprimtari kolektive duke nisur nga qeveritë, komuniteti i biznesit e deri te shoqëria civile. Kërkohet të investohet më shumë për shëndetin dhe çështjet sociale. Dhe për këtë….

E treta: Duhet të kuptojmë  se shkenca, arsimi, teknologjia, inovacioni, inteligjenca artificiale kërkojnë shumë vëmendje dhe investim. Pa to nuk mund t’i bëjmë ballë zhvillimit që po ndodh dhe të ardhmes, as fenomeneve te tipit te koronavirusit.. Kjo është shumë e rëndësishme.

E katërta: Kërkohet një politikë fiskale ndryshe, më specifike dhe se ajo dhe politika monetare e përdorur në krizen e 2008, sot ato nuk mjaftojnë. Po provohet se injektimi i ekonomisë  me forma dhe instrumente të ndryshme është i nevojshëm. Ndërkaq investimi në çeshtje sociale dhe të shëndetit duhet të rikthehet në vëmendje si një çështje prioritare “Kriza tregon brishtësinë e zinxhirëve të prodhimit në botë dhe interesin e zhvendosjes së aseteve strategjikë si Shendetsia, farmacia, teknologjia e prodhimit shëndetësor deri te i paisjeve të thjeshta, por shumë të nevojshme, si ai  i maskave” (Mathieu Plane, 19 Mars 2020).

E pesta, Të mos lejohen që Bankat qendrore të zhyten dhe të mbrohet sistemi bankar nga një krizë e mundshme. “Të gjithë fondet e mundshme gjithashtu do të duhet të disbursohen dhe Banka Qendrore Europiane do të duhet të çlirojë para për të mbrojtur sistemin bankar nga një krizë e mundshme sistemike” ” (Mathieu Plane, 19 Mars 2020).,Kujdes! Likuiditeti është ai që zhduket kur kemi nevojë për të. Në tregje gjithashtu “paraja është mbret”.:

E gjashta: Përveç ndryshimeve në sjelljen njerezore do të ketë ndryshime edhe në ristrukturimin e ekonomisë, modelet e biznesit, edhe në vlerësimin e riskut  .

E shtata, Kriza e koronavirusit dëshmon, se duhet të ndryshojmë politikat e administrimit të kësaj situate dhe të situatave të ngjajshme, të rritet shume niveli i ndërgjegjsimit dhe i disiplinimit të veprimeve, zbatimit të rregullave dhe aksioneve të ndërmara, të rritet niveli i edukatës shëndetsore etj.

Më në fund, është veprimi dhe reagimi  kolektiv, i përbashkët. Duhet të kuptojmë se duhet të reagojmë së bashku, nuk mud të lëvizë secili sipas dëshirës së tij  sepse ndryshe do t’u rikthehemi sërish epidemive dhë dramave të së kaluarë e të tashmes dhe tronditjeve te paparashikuara ekonomike, financiare e sociale.

Koronavirusi si “një fantazëm vdekjeprurëse” në gjithë globin. Bashkëpunimi është i domosdoshëm për të fituar në këtë luftë me këtë pandemi. Sa më shpejt të arrihet kjo, aq më shpejt do të fillojë ringjallja ekonomike e sociale.Vetëm sëbashku do tja dalim përfundimisht kundër një armiku të përbashkët. Studiuesit në të gjithë botën po mobilizohen për të kuptuar më mirë virusin. Si përhapet virusi? Si mund të ngadalësohet transmetimi? Cila është përqindja e bartësve asimptomatikë? A janë ato ngjitëse? Sa? Sa kohë mbijeton? Në cilat sipërfaqe? Si ndikojnë masat e ndryshme të izolimit shoqëror në shkallën e transmetimit? Cila është kostoja e tyre? Cilat janë praktikat më të mira të ndjekjes? Sa të besueshëm janë testet? Çdo të ndodhë me ekonominë gjatë kësaj krize? Si të përballemi me të?Çfarë masash duhet të marim? Përgjigjet e qarta për këto pyetje do të na ndihmojnë të përgjigjemi sa më saktë që të jetë e mundur, ndërsa minimizojmë dëmet ekonomike dhe sociale. Ato që do të vijnë në javë, jo në vite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *