Vendosni fjalën kyçe....

Sëmundja misterioze shkakton 14 viktima brenda natës në qytetin pakistanez


Një sëmundje që prek mushkëritë dhe ka vrarë 14 njerëz dhe shtruar në spital mbi 200 në Karaçi, Pakistan, mund të jetë shkaktuar nga pluhuri i sojës, thotë një laborator.

Çështja ka ngjallur protesta në rrugë dhe ka bërë që shumë banorë të largohen nga qyteti.

Kriza shëndetësore në qytetin pakistanez filloi të dielën natën, pasi njerëzit që jetonin pranë portit të Karaçit u ankuan për probleme të frymëmarrjes, shtrëngim në gjoks dhe një ndjesi djegieje në sy. Simptoma të tjera përfshijnë marramendje dhe vjellje.

Sëmundja misterioze, e cila fillimisht iu ngarkua një rrjedhjeje gazi, shumë shpejt u vërtetua fatale. Të hënën tetë persona u raportuan të vdekur, ndërsa të martën numri i vdekjeve u rrit në 14. Më shumë se 250 njerëz u trajtuan për probleme të mushkërive, thanë spitalet lokale.

Ndërsa nuk është gjetur ende shkaku i problemit, zyrtarët e shëndetit të qytetit thanë se sulfidi i hidrogjenit mund të ishte përgjegjës.

Gazi pangjyrë me aromë si vezët e prishura është toksik, madje u përdor si armë kimike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mund të çlirohet gjatë trajtimit jo të duhur të produkteve të naftës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *