Vendosni fjalën kyçe....

Brazili kërkon furnizimin me karburant rus – Bolsonaro


Presidenti Bolsonaro ka thënë se Brazili është afër arritjes së një marrëveshjeje për blerjen e naftës shumë më të lirë nga Rusia, raportoi Reuters të hënën.

Javën e kaluar, portali i Informacionit BRICS raportoi se Bolsonaro kishte një bisedë telefonike me presidentin rus Putin, i cili thuhet se ishte zotuar se do t’i garantonte vendit të Amerikës së Jugut një furnizim të qëndrueshëm me plehra kimike, të cilët janë thelbësorë për sektorin e madh të agrobiznesit të Brazilit.

“Ne kemi siguri ushqimore dhe siguri energjetike, ka mundësi që të blejmë naftë nga atje, që është me një çmim më të përshtatshëm.” – citohet të ketë thënë lideri brazilian të mërkurën.

Bolsonaro ka punuar në propozime për të siguruar furnizime të përshtatshme të karburantit për vendin me një ndikim të vogël teçmimet ndërsa kombi lufton me inflacion të lartë.

Sipas vlerësimeve, ekonomia më e madhe e Amerikës Latine, e cila përdor më shumë se pesë milionë metra kub naftë në muaj, do duhet të rrisë importet me mbi 15% për të përmbushur nevojat e brendshme.