Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 12-vjeçarin në Korçë


Një aksident ka ndodhur në Korçë ku një mjet ka përplasur një fëmijë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Voskop-Korçë ku 26-vjeçari me iniciale K.G. ka përplasur me mjetin tip ‘VW’ një fëmijë 12-vjeçar që po lëvizte në rrugë me biçikletë.

I mituri është dërguar me shpejtësi në spital ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”