Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet turisti gjerman që humbi kontaktet në Karaburun


Gjendet turisti nga Gjermania i cili ditën e djeshme kishte humbur kontaktet në Gadishullin e Karaburunit.

Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73 vjeçarin gjerman i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet pasi kishte dalë së bashku me qenin e tij

Sipas policisë së Orikumit 73-vjeçari gjermani është mirë dhe ka nisur sinjal nga vendi ku ndodhet në një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Gjermani është i apasionuar pas  hiking dhe kryesisht pas vendeve të pa eksploruara.

Ndërkohë policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkonte në gjirin ku ai qëndronte.