Vendosni fjalën kyçe....

Pajisi me dokument kundrejt ryshfetit një shtetas, arrestohet topografi në Vlorë


Një punonjës i njësisë Administrative Qendër në Vlorë është ndaluar nga policia pas hetimit 1 mujor të Prokurorisë.

Shtetasi A.G 52-vjeç me detyrë topograf akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasi sipas hetimeve dyshohet se ka marrë para dhe ka dhënë një dokument zyrtar për një shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.