Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe: Frymëzuese përpjekjet për të trashëguar brez pas brezi kulturën e gjuhën shqipe


Kreu i Shtetit në detyrë, Ilir Meta ka pritur në Presidencë nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Ururit, Emiliane Plescia.

Meta e cilëson mbresëlnëse dhe frymëzuese përpjekjet e tyre për të trashëguar brez pas brezi gjuhën dhe kulturën shqipe.

Takimet me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh janë gjithmonë emocionuese. I lumtur të prisja ngrohtësisht Nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Ururit, Molise, z.Emiliano Plescia dhe Këshilltarin për Kulturën të kësaj Bashkie, z.Roberto Anzivino.

Është mbresëlënëse dhe frymëzuese të njihesh me përpjekjet e tyre për të trashëguar brez pas brezi gjuhën, kulturën dhe traditat e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO.

Jetike për mbrojtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar të mbështesim dhe ndihmojmë arbëreshët të ruajnë këtë pasuri të vyer historike dhe kulturore, vlerë e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

E mirëprita me shumë kënaqësi ftesën për të vizituar Bashkinë e Ururit dhe do të kontribuoj me shumë dashuri për pasurimin e bibliotekës së saj me libra dhe botime në gjuhën shqipe”-shkruan Meta.